E Diel, 1 Nëntor 2026

Bakojanis: Shkupi të vijë me një qëndrim tjetër për emrin

Gjenevë -Ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis ka deklaruar se priste një qasje tjetër nga pala maqedonase për bisedimet për çështjen e emrit. “Ata e kanë marrë porosinë nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Besoj se në raundin e ri të negociatave do të vijnë me një qasje të re politike, që të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për emrin”-Bakojanis.

Kryediplomatja greke ka deklaruar se mund të zhvillonte edhe një takim kokë me kohë me homologun maqedonas Antonio Miloshoski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›