Ashpërsohet retorika ndaj Iranit
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton dhe Ministri i ri i Jashtëm i Britanisë, William Hague, e bënë të qartë, se pavarësisht ndryshimit të udhëheqjes në Londër, miqësia speciale tradicionale ndërmjet SHBA-së dhe Britanisë vazhdon dhe se nuk ka aspak dyshim mes dy vendeve të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së rreth nevojave për të sanksione të reja ndaj Iranit.
Ndërkohë, në New York vazhdojnë negociatat për rrethin e katërt të sanksioneve kundër Iranit, si pasojë e refuzimit të Teheranit për të reaguar ndaj shqetësimeve botërore rreth programit të tij për pasurimin e uraniumit.
Gjatë një konference shtypi me Hague, i cili i zuri vendin zotit David Miliband të qeverisë laburiste, zonja Clinton tha se nuk do të ketë reagim serioz nga Irani pa sanksione të reja.
Zonja Clinton ka zhvilluar konsultime me shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit Turqinë dhe Brazilin, të cilët po mundohen të zhvillojnë diskutime me Teheranin.
Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva zhvillon një vizitë të rëndësishme ketë fundjavë në Teheran pas ndalesës në Moskë, ku Clinton thotë se presidenti rus Dmitri Medvedev i tha udhëheqësit brazilian se misioni i tij ka shanse të vogla për sukses.
Brazilianët ende kanë shpresa se pas vizitës së presidentit Lula iranianët do të bien dakord të takohen me grupin e pesë plus 1, se ata do të pranojnë propozimin për reaktorin kërkimor të Teheranit, se do të respektojnë angazhimet ndërkombëtare.
Një zyrtar i lartë amerikan tha se vizita e presidentit Lula në Teheran është mundësia e fundit për Iranin para se të imponohen sanksionet.
Sekretari i Jashtëm Hague tha se qeveria e re britanike e mbështet plotësisht qasjen amerikane dhe se Britania do të bëjë gjithçka që është e mundur që tu mbushë mendjen partnerëve të Bashkimit Evropian për të vepruar paralelisht me sanksione financiare në mbështetje të rezolutës së OKB-së që ende nuk është miratuar.
I pyetur nëse një ditë do të kërkohen veprime ushtarake për të ndaluar programin bërthamor të Iranit, zoti Hague tha se pikërisht kjo perspektivë e shtyn mbështetjen e Britaninë për hapa ndëshkues që mund të ndikojnë tek Teherani për të ndryshuar kursin.
Clinton dhe Hague riafirmuan bashkëpunimin dypalësh në Afganistan dhe punën për arritjen e një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe palestinezëve. Ata po ashtu u zotuan në vazhdimin e strategjisë në Irak.
Clinton tha se shpërthimet e fundit në Irak tregojnë për dobësimin e Al Qaidës në Irak, organizatë kjo e cila sipas fjalëve të saj nuk ka arritur të nxisë dhunë ndërfetare.