Kaos në Tajlandë

Të paktën 16 persona janë vrarë, gjatë përleshjeve mes forcave ushtarake tajlandeze dhe manifestuesve antiqeveritarë në Bangkok, sipas një bilanci të ri të komunikuar sot nga shërbimet e urgjencës në qendrat spitalore.
Të gjithë viktimat janë tajlandezë, deklaroi për një zyrtar i lartë i shërbimeve të urgjencës në Bangkok. Kanali televiziv ''France 24'' njoftoi gjatë orëve të vona të natës së kaluar, se një prej kameramanëve të tij, Nelson Rand, me kombësi kanadeze, ishte plagosur rëndë ndërkohë që përpiqej të përmbushte detyrën e tij duke raportuar mbi gjendjen në vend.
Këto përleshje u zhvilluan në veri të lagjes së kontrolluar nga "këmishëkuqtë" antiqeveritarë, një zonë deri tani e papërfshirë në luftime.
Një fotoreporter i AFP-së njoftoi se ka parë në vend një tabelë të vendosur nga autoritetet ku shkruhej në anglisht "zonë e goditjeve me plumba të vërtetë".
Përleshjet në Bangkok kanë shkaktuar që nga dita e premte të paktën 16 të vdekur dhe 140 të plagosur.