E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria blen armë nga Rusia

Sipas marrëveshjes së nënshkruan mes autoriteteve të dy vendeve në Moskë, Rusia do ti shesë Sirisë aeroplanë luftarak, sisteme të mbrojtjes anti-tanke dhe kundërajrore.

Njoftohet se Siria do të blejë aeroplanë luftarak të tipit MIG-29, raketa tokë-ajër me rreze të shkurtë veprimi dhe sisteme të mbrojtjes kundërajrore.

Bëhet e ditur që marrëveshja mes dy vendeve për blerjen e armëve erdhi pas vendimit të SHBA për embargo ndaj Damaskut, për shkak të përkrahjes së grupeve militante dhe akuzave për korrupsion.

Krahas takimit me Presidentin e Sirisë Beshar Asad, para vizitës së tij në në Turqi, presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev ishte takuar edhe me shefin e byrosë politike të Hamasit, Khalid Meshalin, i cili jeton në ekzil në Damask.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›