Ashpersojne kritikat Malaj Rama nuk pyet deputetet
Dy deputetët socialist, Arben Malaj dhe Andis Harasani ashpërsojnë kritikat ndaj kryetarit Edi Rama. Duke u nisur që nga ndryshimet kushtetuese e deri te listat e kandidatëve në zgjedhje, ata thanë se është përjashtuar tërësisht mendimi i deputetëve socialistë. Gjithashtu dy deputetët u shprehën kundër praktikave të ndjekuara deri tani nga opozita siç janë grevat apo bojkoti. Përsa i përket zërave për krijimin e një force të re politike, Malaj dhe Harasani bënë të ditur se janë duke bërë përpjekje vetëm për demokratizimin e Partisë Socialiste.
"Marrëveshja individuale mes Berishës e Ramës bëri atë ndryshimin e madh kushtetues, ku u hoq mundësia që të kontrollohet se kush do të jetë presidenti i Shqipërisë, në kuptimin e zgjedhjes së njeriut që do të përfaqësonte unitetin e popullit, jo preferencat individuale, as të Ramës e as të Berishës. Dhe nga ana tjetër, u ndërtua edhe sistemi me lista të mbyllura ku tashmë partitë politike, siç konsiderohet kudo në botë nëse votohet me listë të mbyllur, nuk janë partitë e njerëzve me eksperiencë e përkushtim, por janë partitë e besnikëve të partisë. Pra, në një republikë parlamentare, defiçiti demokratik është në një pikë më më të lartë. Zgjidhni me votën tuaj vetëm kryetarin e komunës dhe të bashkisë", tha Malaj.
"Partia Socialiste do të rikthehet në vlerat e saj më të mira, në vlerat intelektuale dhe si parti, ajo do të bëhet parti e të gjithëve, do të bëhet një bashkim vullnetar jo një OJQ që herë braktis kuvendin, herë voton, herë kërcen gardhin e herë hyn në grevë urie", tha Harasani.
Festim Llanaj