Perllogaritja e mandateve Kume Te ndryshohet formula
Ekpertet zgjedhore shohin si domosdoshmeri te trajtimit ne debatin e reformes zgjedhore, rregullimin e sistemit. Ish- kreu i KQZ Kristaq Kume ve theksin tek nje numer i konsiderueshem votash qe ne 2009 nuk arriten te perkthehen ne mandate deputetesh. Keto vota te cilat arrijne disa mijera ne rang vendi nuk u llogariten ne rezultatin final per shkak formules qe sistemi aktual propocional ne formen sesi eshte, nuk e mundeson perkthimin 100% te votave ne mandate.
“KJo situatë bën që- për mendimin tim- në kuadër të reformës zgjedhore, të trajtohet si e tillë jo vetëm pse kjo ka dënuar partitë e vogla, por sepse kjo mënyrë ka bërë që një pjesë e vullneteve të shprehura të shqiptarëve të mos të konvertohen, të mos të pasqyrohen në strukturën politike të parlamentit të vendit”- tha Kume. Jo vetem kaq, por pabarazia e votes shkaktohet edhe per shkak te numrit te pabarabarte te votuesve ne qarqe te ndryshme, i shton Kume arguementave- perse duhet ripare sistemi.
“Popullata në qarqe të ndryshme të cilat në kuptimin zgjedhor kanë të njëjtën peshë, janë njësi zgjedhore, është e ndryshme. Për pasojë ndodhemi përpara një situate të tillë, situatë e cila për mendimin tim kërkon me domosdo që të trajtohet sepse kemi deputetë të cilët shkojnë në parlamentin e Shqipërisë me diferenca të mëdhaja votash nga njëri- tjetri gjë që e bën në parim jo të barazvlefshme votën e shqiptarëve në të gjitha qarqet”- tha Kume.
Menyra me e thjeshte per tu zgjidhur kjo situate eshte ajo e korrektimit kombetar, thote ish- kreu i KQZ.
“Të ndodhin përpara variantit, zbatimit të sistemit proporcional rajonal me një listë korrektuese kombëtare gjë që mund të reflektohet, të realizohet, nëpërmjet ndryshimit përkatës në kodin zgjedhor dhe jo në kushtetutë”- tha Kume.
Korrektimi kombetar eshte vetem njera nga zgjidhjet, tek te cilat Kume liston edhe dy te tjera. Ajo e nje ndarje te re administrative dhe ulja e numrit te qarqeve duke barazuar madhesine e tyre. Zgjidhja e trete shton ai mund te behet permes nderhyrjes ne kushtetute ne nenin ku qarku parashikohen si njesi zgjedhore dhe ne vend te tij te vendoset si njesi zgjedhore nje tjeter ndarje administrative.
Rovena Moçka
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 08 tetor 2011 )