Politike konfliktuale Meta PS po pengon integrimin
“Opozita me politikën e saj konfliktuale po pengon integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, deklaroi kryetari i LSI-së, ILir Meta gjatë një takimi me të rinjtë në Fier. Duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve lokale të 8 majit, Meta foli për zgjerim të elektoratit të LSI-së, e cila sipas tij, në 2013-ën do të konfirmohet si forca politike e së ardhmes.
"Do të vazhdoni për fat të keq mesa duket të dëgjoni ende fjalime të zjarrta të atyre që bëjnë sikur u digjet zemra për integrimin evropian të Shqipërisë por që punojnë vetëm për të bllokuar këtë proces që është interesi kombëtar i çdo qytetari të Fierit dhe të Shqipërisë. Ndërsa ne kemi treguar që kemi integrimin si kryefjalën tonë, që kemi integrimin si vizionin tonë", tha Meta.
Taulanta Boja