Mjeket e zemres Qirko Te hapet shkolle specializimi
Specialistët që merren me diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës nuk janë të shumtë në vendin tone, madje, në spitalet e rretheve, ata pothuajse mungojnë fare, duke bërë që edhe aparaturat që përdoren aty për ekzaminime do të mos jenë bashkohore, duke sjellë për pasojë edhe një mundësi më të madhe për të gabuar nga ana e mjekëve në vendosjen e diagnozave. Spiro Qirko, shefi kardiologjisë në QSUT, thotë se do të ishte e domosdoshme të krijohej një shkollë post universitare për specialistët e rinj që merren me ekot kardiologjike.
“Ekot kardiologjike bashkëkohore të themi të drejtën janë vetëm në Tiranë, në QSUT, kurse pak a shumë në spitalet e tjera janë ekografi standarte. Kjo është dhe një thirrje, njëkohësisht ka edhe mesazhin brenda për ministrinë e Shëndetsisë e cila detyrimisht duhet të interesohet që gjithë spitalet e rretheve të rëndësishme të paisen me aparatura bashkëkohore dhe mbi të gjitha me ekspertë bashkëkohorë. E theksoj dhe e kam theksuar edhe herë të tjera që ekokardiografia kërkon një diplomë post universitare që duhet të funksionjojë ”,tha Qirko.
Këto deklarata u bënë gjatë konferencës së tretë të mbajtur në Tiranë për ekokardiologjinë, me pjesëmarrje dhe të specialistëve të njohur në Europë, të cilët do të ofrojnë ndihmën e tyre për konsultimin e disa rasteve të vështira tek pak pacientë që vuajnë nga zemra.
Edlira Sulejmani