E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodrani kapet në Tiranë me armë pa leje

Një 32-vjeçar nga Shkodra u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet, ndërsa u kap në flagrancë me një armë zjarri pistoletë dhe një karikator me fishekë. Gentian Katana u arrestua nga shërbimet e Komisariatit Nr.6 të Tiranës, ndërsa po lëvizte me automjetin e tij. Katana ka qenë në vëmendje të forcave të rendit në kryeqytet, pasi dyshohej për aktivitet të paligjshëm ndërsa mësohet se kohët e fundit ai ka bërë dhe ndërrimin e emrit të tij nga Gentian në Mikail Katana. Pasi është kapur me armë pa leje, 32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe ndaj tij rëndon akuza për “armëmbajtje pa leje”. Arma e gjetur do të dërgohet për ekspertim në laboratorin kriminalistik të Tiranës, për të bërë krahasimet dhe për të parë nëse kjo armë lidhet me ndonjë ngjarje ende të pazbardhur nga forcat e rendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›