E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrihen nga meshkujt, mbrojtje për dy gra

KORÇË- Ditën e djeshme, policia e Korçës ka siguruar mbrojtjen për dy gra të dhunuara, një të moshuar që e torturonte i biri si dhe për një 63-vjeçare që e rrihte bashkëshorti.

"U lëshua Urdhëri Për Mbrojtje të ´Menjëhershme për 90-vjeçaren P.Gj., banore e lagjes nr 12 të Korçës, pasi ndaj saj, ushtronte dhunë sistematrike djali i saj 50-vjeç. Njëkohësisht, u mor në mbrojtje dhe 63- vjeçarja Zh.H., banuese në fshatin Buçimas të Pogradecit, pasi dhunohej prej kohësh nga bashkëshorti i saj 66- vjeç", - konfirmojnë burimet zyrtare të policisë së Korçës. Mësohet gjithashtu se janë shoqëruar dhunuesit, të cilëve iu është komunikuar akuza përkatëse.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›