E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton-Fyle: Jo në Sarajevë pa Serbinë e Kosovën



Përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian kanë bërë të ditur se nuk do të jenë prezentë në samitin e paralajmëruar të Sarajevës, nëse aty nuk do të marrin pjesë edhe Serbia e Kosova.
Catherine Ashton, komisionere evropiane për politikë të jashtme, dhe Stefan Fule, komisioner për zgjerim, i kanë bërë të ditur shefit të diplomacisë spanjolle, Miguel Angel Moratinos, vendi i të cilit mban Presidencën e radhës të BE-së, se nuk do të marrin pjesë në konferencën BE-Ballkani Perëndimor, më 2 qershor në Sarajevë, nëse ai nuk siguron pjesëmarrjen e të gjithë akterëve, para se gjithash pjesëmarrjen e Serbisë dhe të Kosovës, bën të ditur e përditshmja "Dnevnik". Sipas burimeve ndërkombëtare, për shkak të paqartësisë rreth pjesëmarrjes së të gjithëve të ftuarve në Sarajevë, Fule nuk ka dëshiruar të nënshkruhej në ftesat që u janë dërguar vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor për pjesëmarrje në këtë samit të rëndësishëm, por ftesat janë nënshkruar vetëm nga shefi i diplomacisë spanjolle, Moratinos.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›