Sondazhi: 60% e grekëve, kundër kredisë së FMN-së dhe BE-së
Greqi
Një pjesë e madhe e grekëve nuk e aprovojnë vendimin e qeverisë së tyre për t’i kërkuar ndihmë FMN-së dhe BE-së për të dalë nga situata e vështirë financiare. Të paktën ky është rezultati i sondazhit ndaj qeverisë së Kryeministrit Papandreu, që po përballet me një mosbesim gjithnjë e në rritje për sa i përket mënyrës se si po e menaxhon zgjidhjen e krizës. Nga 1400 të pyeturit në sondazh, 60% thanë se ishin kundër vendimit të qeverisë. Për sa i përket mbështetjes për personin e Papandreut, ai është në masën 50% më poshtë se sondazhi i kryer në mars. Edhe mbështetja ndaj PASOK-ut ka rënë kryesisht për shkak të paraqitjes nga ana e qeverisë së planit për shkurtimin e shpenzimeve.
#