E Diel, 1 Nëntor 2026

Noriega, ish-diktatori i Panamasë ekstradohet në Francë

Francë

Ish-udhëheqësi i Panamasë, Manuel Noriega, është ekstraduar në Francë. Ai ka kaluar mbi 20 vjet në një burg amerikan për trafik droge. Manuel Noriega është dënuar edhe në Francë për blerje të pasurive të patundshme me para të siguruara nga droga. Tani gjenerali Noriega do të dalë para një gjykate franceze. Ai kërkohet edhe në Panama, ku është dënuar për vrasjen e dy kundërshtarëve të tij politikë. Ishudhëheqësi ushtarak i Panamasë u rrëzua nga pushteti në vitin 1989, pasi trupat amerikane e pushtuan këtë vend të Amerikës Qendrore. Franca e ka dënuar ndërkohë Noriegën dhe bashkëshorten e tij në mungesë për pastrimin e 35 milionë frangave në të ardhura dhe përfi time nga tregtarët e kokainës, përmes tre bankave të mëdha franceze që po përdorin paratë e drogës për të investuar tre apartamente në Paris.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›