Ashton-Fyle: KQZ duhet të jetë plotësisht funksionale, rezultati të pranohet nga të gjithë
BRUKSEL- "Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më 23 qershor paraqesin një provë vendimtare për institucionet demokratike të vendit dhe progresin e saj drejt Bashkimit Evropian”. Deklarata vjen nga komisioneri për zgjerim në BE, Stefan Fyle dhe Baronesha Catherine Ashton.
Në një deklaratë të përbashkët për mediat të publikuar në faqen e Bashkimit Evropian, komisioneri Fyle dhe Baronesha Ashton theksojnë se “Ne vazhdojmë të vëzhgojmë nga afër përgatitjet e zgjedhjeve duke theksuar nevojën që ato të zhvillohen në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane. Në këtë kontekst, liderët politikë të gjejnë një mënyrë, të pranueshme për të gjithë, për të bërë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të jetë plotësisht funksional. Ne kujtojmë se është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë liderëve dhe partive politike shqiptare për të përforcuar besimin e publikut në procesin zgjedhor dhe për të krijuar kushte që rezultatet e zgjedhjeve të pranohet nga të gjithë".
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Arvizu: Rotacion? Ndodh nëse vota është e lirë. Po ushtrohet presion ndaj votuesve