Kukës, mbërrin i pajetë në spital një 10-vjecar, dyshohet se u qëllua me çifte
KUKËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës.
Një djalë vetëm 10-vjec ka mbërritur i vdekur në spitalin rajonal të këtij qyteti, ndërsa dyshohet që vdekja mund të jetë shkaktuar nga një armë zjarri.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Shikaj, ndërsa në spital 10-vjecari është sjellë nga prindërit e tij.
Edhe pse nuk janë ende të qarta arsyet e vdekjes së 10-vjecarit me inicuale E.I, policia dyshon se ai mund të jetë qëlluar me çifte. Hetimet për ngjarjen vijojnë.
(m.a/BalkanWeb)