E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Të njohurat dhe të panjohurat" e Donald Rumsfeld

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i dorëzoi sot titullin e “Mirënjohjes së qytetit të Tiranës, si dhe simbolin e Tiranës, “Kullën e Sahatit”, ish-sekretarit amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfel.

Në aktivitetin ku u promovua libri "Të njohurat dhe të Panjohurat" e Donald Rumsfeld, Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen që ish-zyrtari i lartë amerikan dha për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. 

“Vlerësojmë miqësinë tuaj të demonstruar me vepra dhe punë, për të arritur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Në këtë stacion të rëndësishëm ne arritëm për shkak të reformave dhe punës, sonë, por dhe nëpërmjet mbështetjes së SHBA, veçanti nga presidenti bush e ju personalisht. Jeta juaj është burim frymëzimi për gjithë personat në shërbim publik, por dhe cdo të ri dhe të re ne duart e të cilit do vijë ky libër. Ju i përkisni një gjenerate që mbajtën një botë te lirë përballë kërcënimeve të nazizmit, totalitarizmit komunist dhe të pasigurisë globale që synoi të krijonte terrorizmi në botën e pas luftës së ftohtë”, tha qytetari i parë i Tiranës në fjalën e tij. 

Në aktivitet e morën fjalën edhe kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu, ministri i Kulturës Visar Zhiti dhe ish-ministri i Jashtëm Kastriot Islami të cilët falënderuan ish- sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfel për kontributin që ka dhënë për paqen dhe sigurinë në botë si dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. 

Nga ana e tij Ramsfeld teksa u shpreh i lumtur që ndodhet në vendin tonë falënderoi të pranishmit që ndodheshin në aktivitet. 

Ish- zyrtari amerikan theksoi se Evropa që shohim sot është ndryshe nga ajo e viteve 50-60 dhe se ajo bashkë me Kombet e Bashkuara kanë përfituar shumë nga anëtarësimi i vendeve te tjera.

“Fotografia ime është bërë në vendin ku unë ku jetoj, në Neë Meksiko, dukem shumë i ri aty. Isha shumë i ri për të shkruar një libër dhe kur arrita 70 nuk mund të thoja se isha i ri për të shkruar. Mu deshën 4 vite. Teoria ime është se cdo njeri ka një këndvështrim të ndryshëm të historisë, dhe mendova të sjell një dokumentim. Jam kaq mirënjohjes të dija që libri është botuar dhe në Shqipëri. Kemi një miqësi të veçantë. Dëgjova fjalë të këndshme për Amerikën, duhet të shohim dhe anën tjetër, kjo është marrëdhënia e shoqërisë me SHBA dhe ajo cka i ka sjellë popullit shqiptar perëndimi. Para disa viteve mu bë një pyetje, dhe u përgjigja duke përdorur një frazë “Evropa e vjetër” dhe njerëzit më pyetën se cfarë është kjo “Evropa e vjetër”, po flas për kohën kur isha ambasador. Evropa që shohim sot është ndryshe nga ajo e viteve 50-60 dhe Evropa dhe Kombet e Bashkuara kanë përfituar shumë nga anëtarësimi i vendeve te tjera”, u shpreh Ramsfeld. 

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld ndodhet sot në Tiranë me ftesë të ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›