Ashton: Gratë ende të papërfaqësuara politikisht

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, festës së 8 marsit Catherine Ashton, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian dhe Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian përmes një deklarate ka shpehur kënaqësinë për përparimin e bërë deri tani në përfaqësimin e grave, ndërsa ka tërhequr vëmendjen se përfshirja në politike vazhdon të mbetet në nivele të ulëta.
"Sot ne festojmë Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Ndërkohë që mund të jemi krenarë për përparimin e konsiderueshëm të bërë deri tani, kjo ditë na kujton se shumë punë kemi përpara për të arritur barazinë e vërtetë gjinore.Ndërkohë që gratë mbeten ende pak të përfaqësuara politikisht, Bashkimi Evropian është inkurajuar nga roli drejtues që ato kanë luajtur në Pranverën Arabe. Ne shpresojmë që gratë do të luajnë një rol thelbësor ndërsa këto vende vazhdojë tranzicionin e tyre politik. BE-ja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për grupet e grave në Mesdheun Jugor, ashtu siç bën në të gjithë botën, nëpërmjet projekteve të tilla si ai që lejoi gratë libiane të vëzhgonin zgjedhjet në Tunizi”shprehet Ashton.
Më tej ajo ka ritheksuar se Bashkimi Evropian do të angazhohet në promovimin e barazisë gjinore dhe përparimin e grave në mbarë botën.