Kryetari i KLSH-së takim me përfaqësuesen e BB

Sot me datë 8 mars Kryetari i Kontrrollit të Lartë të SHtetit, Bujar Leskaj, takoi perfaqësuesen e përhershmetë Bankës Botërore në SHqipëri, Kseniya Lvovsky. Leskaj i prezantoi Drejtoreshës së Bankës perparesit strategjike te KLSH, thllimin e luftes kunder korrupsionit dhe për parandalimin e tij, bashkëpunimin ndërinstitucional me organet e tjera shtetërore në këtë luftë dhe intensifikimin e punës së KLSH-së për zbatimin e standarteve të përditësuara të përditësuara të INTOSAI dhe rritjen e performancës së stafit të saj. Në këtë kuadër, fuqizimi i auditimit të jashtëm supreme të Administratës shtetërore mund të luajë rol në forcimin e disiplinës ekonomike të buxhetit të shtetit dhe të ndihmoj vendin ta kalojë me sa më pak pasoja situatën e keqe ekonomike nga jashtë. Nga ana e saj Drejtoresha e Bankës Botërore premtoi dhënien e ndihmës në formën e asistencës teknike për KLSH-në.