E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton: Heqja e vizave vetëm me reforma

BRUKSEL- Shefja e diplomacisë së BE, Catherine Ashton ka mbajtur sot një fjalim në Parlamentin Europian. Sipas Ashton Bashkimi Evropian duhet të dëshmojë se është në gjendje të ndihmojë reformat në vendet fqinje, nga Bjellorusia në Marok, nëse dëshiron që të merret seriozisht si lojtar global. Lajmi konfirmohet në agjencinë “Europa e Lirë”

Shefja e diplomacisë evropiane gjatë një paraqitje në Parlamentin Evropian theksoi se edhe në Ballkan Bashkimi Evropian duhet të këmbëngulë për reforma politike. Vetëm me arritjen e këtyre reformave vendet që ende nuk kanë përfituar nga heqja e vizave do të kenë mundësi të aspirojnë më tej.

Heqja e regjimit të vizave dhe tregtia e lirë janë elementë të rëndësishëm në duart e politikës evropiane për të çuar përpara reformat në Ballkan, tha më tej Ashton.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›