E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një ministër largohet nga qeveria e Kosovës

PRISHTINë- Kryeministri Hashim Thaçi pritet që shumë shpejt pritet të largojë nga qeveria e tij një ministër, për të cilin zyrtarë ndërkombëtarë i kanë përgatitur një dosje për keqpërdorime. Sipas gazetës "Koha ditore", ministri është i fuqishëm politikisht dhe është në krye të një dikasteri të rëndësishëm.

Ai dyshohet për përvetësimin të dhjetëra miliona eurove, ndërsa kërkesa për shkarkimin e këtij ministri i është bërë drejtpërdrejt kryeministrit Hashim Thaçi, javën e kaluar.

Sipas gazetës, burimet insistojnë se kërkesa përmban të dhëna të mjaftueshme për të argumentuar dhjetëra miliona euro keqpërdorime të ministrit të dyshuar, ose së paku janë të mjaftueshme për të nisur një proces gjyqësore kundër tij.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›