Lippi, i pavendosur për Botërorin
ROME-Marcello Lippi nuk e di nëse do ta drejtojë Italinë apo jo pas Botërorit 2010. Shumë njerëz e shohin trajnerin italian larg Azzurrëve pas muajit qershor, por vetë kampioni i botës ka bërë të ditur se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. “Nuk kam thënë kurrë se dëshiroj ta lë Kombëtaren.
Nuk e di ende se çka do të bëj pas tre muajsh. është e nevojshme që të vazhdosh ta kryesh mirë një punë që je duke e bërë. Kur përfundon ajo që je duke e bërë, atëherë e thua atë që dëshiron ta bësh. Derisa e drejtoj këtë ekip, do ta vazhdoj principin tim, të cilin e kam vendosur që kur isha fëmijë, kur mundohesha t’i respektoja të gjithë dhe çdo kund”, theksoi ai.
Lippi është rikthyer të flasë edhe për Botërorin 2006, të cilin e fitoi Italia. “Tani ai Botëror nuk çon peshë. Në Itali është kështu: atë që e ke bërë më parë nuk çon më peshë, llogaritet vetëm ajo që je duke e bërë. Por, u them italianëve që të kenë besim te ne”, shtoi Lippi.
Ai tregoi se listën përfundimtare të të ftuarve për Afrikën e Jugut do ta bëjë vetëm në ditën e fundit, ngase, sipas tij, gjatë këtyre tre muajve futbollistët mund t’i kenë ngritjet dhe zbritjet e tyre në formë.
(d.b/BalkanWeb)