E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton: “Heqja e vizave vetëm me reforma”

Autori i Lajmit: S.T

Reformat politike janë shumë të rëndësishme për procesin e integrimit. Deklarata është bërë nga shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Katherine Ashton. Sipas saj, BE duhet të dëshmojë se është në gjendje të ndihmojë reformat në vendet fqinje, nga Bjellorusia në Marok, nëse dëshiron që të merret seriozisht si lojtar global. Shefja e diplomacisë evropiane gjatë një paraqitjeje në Parlamentin Evropian theksoi se edhe në Ballkan, Bashkimi Evropian duhet të këmbëngulë për reforma politike. Vetëm me arritjen e këtyre reformave vendet që ende nuk kanë përfituar nga heqja e vizave do të kenë mundësi të aspirojnë më tej. “Heqja e regjimit të vizave dhe tregtia e lirë janë elementë të rëndësishëm në duart e politikës evropiane për të çuar përpara reformat në Ballkan”, - tha më tej Ashton.

Ky lajm është publikuar: 11/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›