PS sot në Kuvend për të votuar rezolutën e PD-së
Autori i Lajmit: S.T
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të jetë sot pjesë e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë. Vendimi është marrë dje gjatë një mbledhjeje të tij ku është detajuar se prania e tyre do të jetë vetëm në momentin e diskutimit të rezolutës së demokratëve për liberalizimin e vizave dhe më pas, miratimit të saj. Sipas deputetit Andis Harasani, vendimi është marrë unanim dhe nuk ka pasur kundërshtime nga deputetët. Madje, socialistët duke e konsideruar si shumë të rëndësishme këtë rezolutë, e kanë parë atë me kujdes dhe do të paraqesin dhe disa sugjerime. Procedura e zakonshme e diskutimit të këtyre nismave parashikonte që sugjerimet të paraqiteshin gjatë diskutimit të saj përkatësisht në Komisionin e Integrimit dhe në Komisionin e Jashtëm, por PS ka zgjedhur ti bojkotojë punimet e çdo komisioni parlamentar me përjashtim të Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohen nismat e saj. Në mungesë të kreut të PS-së, Edi Rama, mbledhja e Grupit drejtohej nga kryetari i deputetëve të PS-së, Gramoz Ruçi.
Ky lajm është publikuar: 11/03/2010