E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermanët votojnë sot për fatin e Greqisë, përqarje brenda qeverisë

Gjermani- Parlamenti gjerman do të votojë sot pasdite planin e dytë financiar për Greqinë. Ndërkaq ministri i Brendshëm Hans Peter Friedrich shkaktoi një trazirë tjetër teksa bëri thirrje që Greqia të dalë vetë nga eurozona, raporton ‘The Gurdian’.

Friedrich një politikan kryesor i CSU-së ne koalicionit e Merkelit tha se shanset e Greqisë për të rimarrë vetën në aspektin financiar dhe ekonomik janë jashtë realitetit.

Ai është i parë ministër i kabinetin gjerman që hapur i propozon Greqisë të lërë eurozonën. “Unë s’po flas për ta detyruar Greqinë të dalë nga zona Euro, por t’i krijojmë mundësi që ajo të dalë pa refuzuar”- tha ai në një interviste të publikuar dje.

Madje edhe një tjetër anëtar i kabinetit ai i Ekonomisë, Philipp Roeskler, është në favor që Greqia të dalë nga Eurogrupi. Por nga ana tjetër kancelarja Angela Merkel dhe ministri i Financave Schaeuble deri tani kanë insituar që Greqia të qëndrojë në zonën Euro.

Pavarësisht ndarjeve brenda koalicionit, parlamenti Bundestag, do të votojë sot lidhur me fatin e Greqisë. Greqia ka nevojë urgjente për ndihmën e dytë ekonomike prej 130 miliardë eurosh e miratuar nga ministrat e Financave të Eurozonës javën e shkura, për të shlyer borxhet me 20 Mars.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Grekët: Gjermanët, pasi na vranë, tani po na blejnë Athinë Një grup qytetarësh grekë, mes të cilëve edhe...
  2. Projektet për Jugun, Braçe: Të vonuara për kapriçot e qeverisë Tiranë- Ndërtimi i Bypass-it të rrugës Fier-Vlorë ka hasur në...
  3. Greqia në udhëkryq, Europa do të vendosë për borxhin Bruksel- Të gjitha elementët janë në vendin e duhur për...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›