E Diel, 1 Nëntor 2026

Cooper: Zgjedhjet në Serbi shtyjnë dialogun me Kosovën

PRISHTINË- I zgjedhuri i kryediplomates së BE-së, Catherine Ashton, për të ndërmjetësuar mes delegacionit kosovar dhe atij serb në të ashtuquajturin dialog teknik mes Prishtinës dhe Beogradit, Robert Cooper, deklaron se dialogu mes Edita Tahirit dhe Borko Stefanovicit nuk do vazhdojë, për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në Serbi.

“Ne kemi pasur 9 raunde bisedimesh të suksesshme, me disa marrëveshje shumë të rëndësishme të arritura. Mirëpo, pas raundit të 9-të, do ketë një pauzë për dialogun, për shkak se në Serbi do ketë zgjedhje. Ju e dini që njëjtë siç nuk e kemi nisur dialogun për shkak të zgjedhjeve në Kosovë, tani do të pauzojmë për shkak të atyre në Serbi, megjithëse ka ende shumë punë për të bërë”, ka thënë Cooper.

Dialogu i filluar në mars të vitit të kaluar nuk ka qenë aspak i lehtë për të dyja palët, por as për ndërmjetësuesin Cooper, raporton Koha Ditore.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›