Egjipt, shtyhet procesi lidhur me financimin e jashtëm

Shtyhet në Egjipt procesi kundër aktivistëve pro-demokracisë, të akuzuar se ilegalisht kanë marrë fonde nga jashtë.
Në mesin e 43 personave të akuzuar gjenden edhe 16 shtetas të Shteteve të Bashkuara.
Ky rast i ka dëmtuar shumë raportet ndërmjet Egjiptit dhe Shteteve të Bashkuara.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka deklaruar në Maroko se zyrtarët amerikanë ende po analizojnë se çfarë ka ndodhur në gjykatën në Kajro.
Mendohet se shtyrja e procesit gjyqësor mundëson më tepër kohë për ndonjë zgjidhje diplomatike të këtij rasti.