Pakistan, vijon shkatërrimi i vendndodhjes së Bin Ladenit
Vijon në Pakistan shkatërrimi i kompleksit ku jetonte prej vitesh udhëheqësi i Al Kaidës Osama Bin Laden, në të cilin u vra në muajin maj nga forcat komando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pakistani nisi shkatërrimin e banesës së tij ditën e djeshme, në veriperëndim të qytetit Abbotabad.
Dëshmitarë thanë sot se rreth gjysma e kompleksit ishte shkatërruar ditën e sotme.
Forcat e sigurisë së Pakistanit kanë evakuar ambjentin përqark kompleksit.
Bin Laden jetoi në atë kompleks për disa vite me tre gratë e tij, fëmijët dhe nipërit e mbesat .
Pakistani u ndje i anashkaluar dhe i indinjuar me sulmin e kryer nga forcat amerikane për vrasjen e Bin Ladenit.