E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeprokurori refuzon ngritjen e Task-Forces se kerkuar nga PS

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, refuzon kërkesën e kryetarit të PS-së Edi Rama për ngritjen e një task-force për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve…
Burimet zyrtare pranë organit qendror të akuzës, konfirmuan se kryeprokurori Llalla, i është përgjigjur po me letër dhe brenda dy jave, kreut të opozitës në lidhje me shqetësimet që ai ngriti për incidentet para zgjedhore…
Sipas letrës që tashmë është dorëzuar në selin rozë, mësohet se kryeprokurori Lalla referuar në ligjin për funksionimin e Prokurorisë i ka kujtuar Rama se nuk mund të ngrihet një task-forcë brenda radhëve të organit të akuzës, pasi kjo është e sanksionuar me ligj… 
Por, pavarësisht refuzimit, kryeprokrurori Llalla ka njoftuar kreun e opozitës, se janë udhëzuar të gjithë drejtuesit e prokurorive në rrethe të jenë vigjilent dhe të vleresojnë çdo kallëzim apo incident gjatë fushatës zgjedhore…. 
Sipas prokurorisë, çdo institucion i akuzës në rrethe do të angazhoj një prokuror konkret për verifikimin dhe hetimin e rasteve të incidenteve elektorale gjatë fushatës zgjedhore të 23 qershorit. 
Sipas zyrës së kryeprokurorit Llalla, prokuroria do të përkushtohet intensivisht në bashkëpunim edhe me organet e tjera ligj zbatuese, për të garantuar një hetim sa më të pavarura dhe profesional të çdo incidenti elektoral. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›