E Diel, 1 Nëntor 2026

Zonja e Pare viziton shtepine e femijes Nene Tereza ne Elbasan

Zonja e Parë e vendit Odeta Nishani ishte në Elbasan në kuadër të ditës ndërkombëtare të fëmijëve të braktisur. Zj Nishani është njohur nga afër me gjendjen e shtëpisë së fëmijës “Nënë Tereza” në këtë qytet, me kushtet dhe nevojat që kanë fëmijët e kësaj shtëpie. Ajo u shpreh se do të bëjë të pamundurën për të sensibilizuar strukturat shtetërore, por edhe biznesin e mbarë shoqërinë që të mbështesin këtë kategori që ka më shumë nevojë në shoqërinë shqiptare. Zonja e parë e vendit shpërndau dhurata për fëmijët e kësaj shtëpie. Në shtëpinë e fëmijës “Nënë Tereza” në Elbasan trajtohen 29 fëmijë të moshës 0-6 vjec.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›