Berisha Garantojme zgjedhje te lira
Menjehere pas perfundimit te takimit me Presidentin Bamir Topi i derguari i BE-se Miroslav Lajcak eshte nisur drejt godines se Keshillit te Ministrave per tu takuar me shefin e qeverise Sali Berisha. Kryeministri premtoi garanci per zgjedhjet e 8 majit nderkohe qe theksoi se zgjedhjet vendore do te zhvillohen sipas standardeve europiane te lira dhe te ndershme. Sipas Berishes qeveria shqiptare dhe partite e mazhorances qeverisese do te mbeten teresisht te angazhuara dhe do te punojne me seriozitetin maksimal per trajtimin e problematikes se ngritur nga rekomandimet ne raportin e OSBE/ODIHR-it qe zgjedhjet e 8 majit te jene me te mirat te realizuara ne Shqiperi. Ky njoftim eshte publikuar ne faqen zyrtare te Keshillit te Ministrave menjehere pasi i derguari i BE-se la seline e qeverise per te pervijuar takimet ne Tirane te cilat zgjaten deri ne mesditen e djeshme.
Vlen te theksohet se ne njoftimin e Kryeministrise nuk jepet asnje informacion mbi mesazhet qe Lajcak i ka percjelle kreut te qeverise.