E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusin na e kerkon Greqia nje vend qe nuk i njeh minoritetet

Aleanca kuq e zi tubim ne Fier kunder regjistrimit

Historiani Pellumb Xhufi e ka cilesuar regjistrimin e popullsise mbi bazen e vetedeklarimit te etnise dhe fese si nje mashtrim te radhes per shqiptaret ndersa nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu ka kujtuar se Shqiperia eshte mbi gjithcka mbi cdo interes politik fetar apo ekonomik. Pellumb Xhufi se bashku me nenkryetarin e KLD-se Kreshnik Spahiu me kreret e Aleances kuq e zi dhe historianin Uran Butka kane organizuar dje ne Fier nje tubim kunder asaj qe e quajne neperkembje te identitetit shqiptar. Ky eshte nje mashtrim. Une e shoh si nje grumbullim fals statistikor regjistrimin e popullsise mbi baze etnie dhe feje me pretekstin e permiresimit te politikave qe duhen perdorur me vone per minoritet ne vend por eshte mashtrim. shte mashtrim sepse Shqiperia e ka zgjidhur me kohe ceshtjen e minoriteteve te cilat jane njohur dhe jane perkrahur edhe me mire ne vendin tone duke filluar qe nga viti 1921. Ne jemi nje shtet 100-vjecar dhe jo nje shtet qe mund te kete dale nga ndonje shtet tjeter si Bashkimi Sovjetik apo Jugosllavia ku duhet te perdoren keto makinacione per njohjen e minoriteteve. uditerisht eshte Greqia ajo qe e mbeshtet kete gje e cila deri para Luftes se Dyte Boterore i njihte minoritetet ndersa sot jo. Asaj i eshte terhequr vemendja edhe nga nderkombetaret ka thene Xhufi qe e ka krahasuar perpjekjen e Greqise per te greqizuar jugun e Shqiperise me librin Fryme te vdekura te Nikolai Gogolit. Fillimisht me vijne nder mend eshtrat e Kosines ku greket kerkonin te merrnin shpirtra te vdekur shqiptaresh per te mbushur varret greke se vetem greke qe nuk kishte atje ndersa sot kerkojne te marrin shpirtra te gjalle shqiptaresh per te mbushur listat greke. Por kete here do te jete vete populli shqiptar ai qe do ti imponohet politikes ne mbrojtje te kombit shqiptar ka thene Xhufi. Ndersa nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu duke mbeshtetur serish nismen e Aleances kuq e zi ka riperseritur se Shqiptaret e kane treguar se bashkejetojne ne harmoni dhe qetesi te plote mes feve te ndryshme e kombesive dhe nuk ka arsye qe tashme te kthehemi per te vendosur kufij mes tyre. Sipas tij pikerisht ky regjistrim mbi baza etnie dhe feje do te rrezikoje kete bashkejetese dhe do sigurine kombetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›