E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Aministia ne sherbim te qytetarit

Kryeministri Sali Berisha ka komentuar ligjin për amnistinë fiskale në mbledhjen e qeverisë. Ai ka deklaruar se ky ligj është shumë i rëndësishëm dhe është në shërbim të qytetarit dhe biznesit i cili është gjeneratori kryesor i punësimit.

Berisha ka ftuar opozitën që të miratojë këtë ligj, në të kundërtën do të aplikohet vetëm falja që është më e kufizuar se amnistia dhe nuk prek biznesin e madh.

“Në ligjin e amnistisë përfitimet e qytetarit janë edhe për pronën e paluajtshme të paregjistruar të cilat do të mund të regjistrohen në vlerën e tyre të vërtetë dhe të mos paguajnë tarifën e sotme që është 10%, por do të paguajnë gjithsej 1%. Nëse një apartament në 2002-shin kushtonte 30 mijë dollarë dhe sot për shkak të ndryshimit të tregut 100 mijë euro, me ligjin e parë ky zotëri do paguante 30 mijë dollarë, ndërsa me ligjin e amnistisë paguan vetëm 1 mijë dollarë. Ndodhë një amnisti e plotë”, tha Berisha.

“Nga data 31 dhjetor 2010 e para, çdo detyrim për bisneset është amnistuar. Janë të amistuar të gjitha bisneset e paregjistruara që regjistrohet dhe paguan tarifën 3%. Falen sigurimet shoqërore për të punësuarit dhe vetëpunësuarit. Gjobat e vendosura para 31 dhjetorit 2010. Falen kompanitë me bilance jo të përshtatshme të cilave u jepet mundësia që të paraqesin pasurinë e plotë kundër një tarife 6 përqind. Bëhet një amnistim i madh. Krijohet mundësia e vetëdeklarimit të të gjitha pasurive për biznesin”, u shpreh ai.

“Ftoj opozitën të votojë këtë ligj si një dëshmi e vullnetit për të shfrytëzuar pushtetin që ka në interesin më të mirë të vendit. Ftoj nëse ka vërejtje dhe sugjerime të amendojë këtë ligj. Ligji është në interes të qytetarit, biznesit dhe jo të buxhetit të shtetit sepse janë vendosur tarifat më të ulëta që mund të vendosen dhe gjykoj se opozita nuk ka asnjë shkak dhe arsye të mos e votojë këtë ligj shumë të rëndësishëm duke patur parasysh se është ligj i vonuar, sepse vendet e zhvilluara amnistinë e përdorin në mënyrë periodike. Përndryshe ne do duhet të operojmë me faljen e cila nuk ka aspektin e amnistisë, është më e ngushtë, përfiton bznesi i vogël e qytetarët, përjashtohet biznesi i madh në disa aspekte”, theksoi Berisha.

Kryeministri ka deklaruar se sot do të diskutohet edhe për faljen e detyrimeve të faturave të KESH-it nga i cili përfitojnë kryesisht shtresat në nevojë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›