KQZ shtyn miratimin e komisionereve te PS
Aleanca per qytetarin eshte qe nga dje zyrtarisht koalicioni i pare zgjedhor qe do te garoje per zgjedhjet e 8 majit 2011. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dje kerkesen e partive te djathta perfshire Levizjen Socialiste per Integrim te cilat hyjne keshtu ne gare me nje diapazon qe shkon ne 22 parti politike. Edhe ne kete drejtim e djathta dhe shumica ne pushtet si elementi thelbesor i saj ka konsumuar para opozites hapin e zyrtarizmit. Aktualisht mbeten ende disa dite ne dispozicion qe edhe Partia Socialiste dhe aleatet e saj te permbushin kete detyrim qe do te duhet mandej te pasohet nga regjistrimi i kandidateve jo me vone se 38-40 dite nga data e zgjedhjeve. Ne kete moment fiton vlere reale edhe puna e Komisioneve te Zones se Administrimit Zgjedhor te cilat jane organet e para te detyrueshme qe pranojne dokumentacionin e kandidateve.
Ne vijim KQZ-ja ka miratuar dje disa vendime te tjera shtese qe lidhen drejtperdrejt me mbarevajtjen e procesit zgjedhor si lirimi dhe zevendesimi i disa anetareve te KZAZ-ve sipas propozimeve te partive politike miratim i modeleve te dokumentacionit zgjedhor si dhe miratimi i pjeses se pare te manualit te KZAZ-ve qe do te vihet ne perdorim per zgjedhjet lokale. Po keshtu KQZ-ja i ka hapur rruge dje procesit te trajnimit me trajnuesit e vet si dhe me inspektoret rajonale nje proces me shume rendesi dhe qe ka vleren e nje certifikimi gati te detyrueshem per te gjithe komisioneret qe marrin pjese ne proces. Trajnimi drejtohet nga zyra e trajnimeve ne KQZ dhe si fillim do te synoje instruktimin e atyre qe ne nje faze te dyte do te kryejne te njejten pune me komisioneret e te gjitha niveleve. Sa i perket ceshtjes se miratimit te komisionereve socialiste dhe atyre te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut KQZ-ja ka lene per me vone realizimin e ketij procesi qe mbetet ende delikat per nga trajtimi juridik. Vetem tri dite me pare keto dy subjekte dorezuan ne zyren e protokollit te KQZ-se emrat e vet per komsionere ne te 66 KZAZ-te e vendit duke permbushur nje detyrim politik pasi ai ligjor eshte tejkaluar plotesisht qe ne fund te muajit janar. Aktualisht per sa i perket ceshtjeve teknike ne administrimin zgjedhor mbetet vetem regjistrimi i koalicionit te majte perpunimi i dokumentacionit te kandidateve dhe ne fund prodhimi i fleteve te votimit.
Gara per 8 majin zhvillohet per rreth 384 njesi te pushtetit vendor bashki dhe komuna te cilat vijne per here te pare pas nje mandati 4-vjecar qe pas vitit 2007 pasi me pare harku kohor i punes se tyre ka qene 3 vjet.