Ashton viziton të enjten e të premten Beogradin dhe Prishtinën
BEOGRAD- Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Ashton, gjatë dy ditëve të ardhshme do të qëndrojë në Beograd dhe Prishtinë.
Kryediplomatja Evropiane gjatë vizitës me zyrtarë të lartë serb bëhet e ditur se do të diskutojë reformat që duhet t’i përmbushë Serbia në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Bashkëpunimi rajonal dhe dialogu me Prishtinën do të jenë po ashtu tema të diskutimeve me presidentin e Serbisë, Boris Tadic dhe zyrtarë të tjerë të këtij vendi.
Baronesha Ashton të premten do të ndalet në Prishtinë, ndërsa do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi dhe anëtarët e ekipit kosovar në dialogun me Beogradin.
(e.m/rel/BalkanWeb)