Komisionerja greke e BE: Rrezik dalja nga zona euro
BRUKSEL- Anëtarja greke e Komisionit Evropian, Maria Dhamanaqi paralajmëroi sot rrezikun për daljen e vendit të saj nga zona euro nëse nuk arrinte të bëjë përpjekjet e nevojshme për të reduktuar borxhin e saj të madh.
"Skenari për një largim të Greqisë nga euro ndodhet tashmë mbi tryezë'', theksoi ajo në një komunikatë të publikuar në faqen e saj të internetit.
"Jam e detyruar të flas qartë'', shtoi ajo duke përmendur një dilemë: ose ne biem dakord me donatorët tanë mbi një program që përfshin sakrifica të rënda duke dhënë rezultate, duke marrë përsipër përgjegjësitë tona për të kaluarën tonë ose t'i kthehemi dhrahmisë.
"Suksesi më i madh i Greqisë pas luftës, euro dhe tregu evropian i vendit, është në rrezik'', nënvizoi komisionerja.
Greqia, e mbytur nga një borxh i madh dhe e paaftë për të marrë borxh në tregjet që kërkojnë përqindje interesi shumë të lartë, ishte vitin e kaluar vendi i parë i zonës euro që bëri kërkesë për një ndihmë të jashtme financiare.
Evropianët dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar hartuan një plan ndihme për Greqinë me një vlerë prej 110 miliardë eurosh në tre vjet duke parashikuar kredi për Athinën në këmbim të një programi të rëndësishëm shtrëngues që synonte reduktimin e financave publike, por që ngjalli një reputacion të keq në vend. Vështirësitë greke e kanë futur zonën euro në turbulenca të pazakonta. Irlanda dhe Portugalia kërkuan menjëherë më pas një ndihmë të huaj.
(m.a/ata/BalkanWeb)