E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB: Për Haitin nevojiten 1.44 miliard dollarë



Kombet e Bashkuara kanë bërë apel për shtimin e ndihmave humanitare për Haitin, duke kërkuar edhe 1.44 miliard dollarë ndihma për këtë vend të shaktërruar nga tërmeti. Kjo është shifra më e madhe e kërkuar ndonjëherë nga Kombet e Bashkuara. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun, dhe i dërguari i posaçëm për Haitin, ish Presidenti i SHBA-së Bill Klinton, i kërkuan vendeve anëtare që për këtë vit të vënë në dispozicion 1,5 miliardë euro. Kjo shumë është e nevojshme, sepse tre milionë njerëz, thuajse një e treta e të gjithë popullsisë haitiane, është prekur nga katastrofa e tërmetit. Rreth 1,2 milionë njerëz do të duhet të furnizohen për muaj të tërë me ushqime dhe strehë. Gjermania e rriti ndihmën e saj financiare për shtetin e Karaibeve edhe me dy milionë të tjera, duke e çuar shifrën në 17 milionë euro. Në një apel të mëhershëm, OKB-ja kërkonte një shumë prej 1.41 miliard dollarësh, por duket se me afrimin e stinës së shirave në Haiti, nevojat për ujë të pijshëm dhe ushqime do të jenë më teë mëdha. Në Haiti numërohen më shumë se 1 milionë banorë të pastrehë. Më herët, një nga ekspertët e OKB-së , John Holmes shprehu kritika ndaj organizatës ndërkombëtare të ndihmës, që pas tërmetit të 12 janarit në Haiti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›