Asistence austriake per ruajtjen e mjedisit shqiptar

Marredheniet me Austrine ne fushen e mbrojtjes se mjedisit konsiderohen nga autoritetet zyrtare ne Tirane si nje nder me te rendesishmet ne BE. Kjo per vete traditen dhe kujdesin qe tregohet nga ky vend per ceshtjet e mjedisit ne teresi por dhe me mbrojtjen shfrytezimin me kriter dhe zgjerimin periodik te territoreve pyjore. Nje nga keto bashkepunime eshte ai i koorporates se pyjeve austriake qe per disa vite ka punuar me strukturat shqiptare te mjedisit ne hartimin e planeve te mbarshtimit te siperfaqeve pyjore. Sipas eksperteve shqiptare te mjedisit aktualisht asistenca e pales austriake fokusohet ne disa aspekte te rendesishem qe kane te bejne me menaxhimin e pyjeve komunale si dhe ngritjen e sherbimit keshillimor ne pyje si nje sherbim i ri ne vendin tone. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministria e Mjedisit
Memorandumi Austri-Shqiperi
Kontaktet mes Tiranes dhe Vjenes gjate vitit 2010 ka qene mjaft intensive. Ministri i Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave Fatmir Mediu duke ju referuar vizites me te fundit te punes qe ka patur ne Austri e vlereson si sukses nenshkrimin e memorandumit bashkepunues mes dy vendeve me qellim shkembimin eksperiencave ose realizimin e projekteve konkrete ne drejtim te mbareshtimit pyjor dhe trajtimin dhe menaxhimin e zonave te mbrojtura dhe parqeve kombetare. Mediu Nje fushe tjeter eshte dhe monitorimi i ceshtjeve mjedisore nga agjencite respektive ne Shqiperi dhe Austri.Gjate diskutimit qe patem me homologet tane folem per nje program binjakezimi sipas konceptit qe ekziston ne BE. Nga kjo agjencia shqiptare mjedisore do te perfitoje nga eksperienca e pales austriake. Per investime dhe angazhime konkrete kemi patur ADA-n Agjencine per Zhvillim te Austrise. Ajo na ka asistuar ne drejtim te hartimit te legjislacionit dhe programeve te punes nga ana institucionit tone.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Menaxhimi i mbetjeve urbane problematik ne Shqiperi
Mbetjet urbane - pika e dobet e mjedisit shqiptar
Ne Shqiperi mjaft problematik eshte sektori i trajtimit dhe menaxhimit te mbetjeve urbane. Nje tregues negativ ky i dukshem thuajse ne te gjithe territorin e vendit ne zonat urbane dhe rurale pergjate vijes bregdetare buze rrugeve kryesore dhe atyre dytesore. Grupet e punes ne nivel ekspertesh nga te dyja shtetet kane bere nje fotografim te situates dhe problematikes. Ne percaktimin e pikave me te nxehta ne legjilacionin aktuale praktiken e pushtetit lokal dhe atij qendror. Nje situacion qe i sherben hapit tjeter konkret trajtimin ne zinxhir te mbetjeve sipas standartave dhe direktivave qe jepen nga Komisioni Europian.
Nje nga llojet e mbetjeve urbane qe paraqesin nje rrezik permanent per popullaten jane ato spitalore. Organizatat dhe aktivistet e mbrojtjes se mjedisit ne Shqiperi ne menyre sistematike kane shprehur shqetesimin per mungesen e standarteve ne trajtimin e mbetjeve spitalore. Menyra e grumbullimit dhe metodologjia e asgjesimit te tyre behet ne nje menyre te tejkaluar pa selektivitet ku djegia nuk garanton kontroll te rrepte per gazrat qe clirohen ne atmosfere. Si nje rrezik potencial per banoret ne afersi te furrave qe trajtojne keto mbetje.
Ndihme austriake ne menaxhimin e mbetjeve spitalore
Ministri i Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave Fatmir Mediu thote per De se ne kuader te bashkepunimit me palen austriake eshte kerkuar ndihme per trajtimin specifik te mbetjeve spitalore. Nisur nga kuadri i bashkepunimit qe kemi me palen austriake e kemi trajtuar dhe kete aspekt. Nga pala austriake jemi asistuar per te dale me nje projektvendim te perbashket te Ministrise se Shendetesise dhe Ministrise se Mjedisit ne menaxhimin e mbetjeve spitalore. Dua te them se kjo asistence eshte shume e rendesishme per te arritur ne akte ligjore dhe normative ku ne jemi tashme ne fazen per zbatim. Eksperinca austriake eshte mjaft e vyer dhe sidomos investimet qe jane mjaft te vlefshme per Shqiperine.
Per trajtimin e mbetjeve spitalore ka patur dhe nje tryeze te perbashket mes eksperteve te shendetesise dhe atyre te mjedisit ku jane diskutuar dhe modelet nga vende e tjera. Mes tyre dhe menyra se si trajtohen e menaxhohen keto mbetje pa krijuar efekte negative per popullaten dhe mjedisin nga autoritetet austriake.
Autor Arben Muka
Redaktoi Lindita Arapi