Lufte e hapur ne internet - Rriten sulmet e hakerave ndaj kompjuterave gjermane

Kur flitet per cyberwar te ashtuquajturen luften ne internet duket sikur flitet per ndonje lufte te se ardhmes dhe harrohet se kjo lloj lufte ka kohe qe eshte bere realitet. Fjala eshte per perdorimin e teknikes digjitale per te sabotuar rrjetet e kompjuterave te pales kundeshtare per te vjedhur informacione ose madje per ti vene keto rrjete nen kontroll. Zyra federale gjermane per Mbrojtjen Kushtetuese njoftoi se numri i sulmeve ndaj rrjeteve te kompjuterave te institucioneve shteterore ne Gjermani eshte rritur ne menyre masive dhe beri pergjegjes ne radhe te pare per kete autoritetet kineze ne Pekin.
Sulmet dyshohet se vijne nga Kina
Dr. Sandro Gaycken punonjes prane Institutit te Universitetit te Shtutgartit per Filozofine e Teknikes dhe Teorine e Shkences mendon se njoftime te tilla nuk jane vetem per te bere panik Jo kjo i pergjigjet realitetit. Per nje periudhe kohe eshte vene re shtimi i sulmeve permes internetit dhe gjithashtu edhe i vendeve dhe i institucioneve nga vijne te tilla sulme per kete nje paralajmerim i tille eshte realist.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dr. Sandro Gaycken punonjes shkencor
Dyshimi i autoriteteve gjermane se shumica e sulmeve vijne nga Kina lidhet sipas Gaycken me faktin se se fundi SHBA kane konstatuar vazhdimisht sulme te tilla nga Kina ngaqe adresa e fundit qe mund te konstatohej ishte nje adrese kineze dhe se Kina ka nje strategji shume te hapur per spiunazh Kjo Strategji e 1000 kokrrizave te reres sikurse quhet ne Kine do te thote qe te mbledhim sa te jete e mundur me teper njohuri nga perendimi. Kinezet jane marre shume edhe me spiunazh permes internetit dhe per kete besohet se per cdo lloj sulmi qe ushtrohet permes kompjuterash ne Kine eshte pergjegjese Kina.
Interes ne rritje per te forcuar mbrojtjen
Hakeret perpiqen te mbledhin informacione shteterore per ceshtje ekonomike ceshtje te sigurise dhe informacione qe lidhen me taktikat e qeverive te ndryshme. Deri diku ata jane te sukseshem dhe mendoj se shifra e sulmeve te sukseshme qe ne nuk kemi arritur ta konstatojme eshte shume e larte. Po ashtu kemi rastin e sulmit te madh te hakereve nga Kina ndaj kompjuterave te zyres se kancelares. Gjate ketij sulmi jane vjedhur te dhena ne nje sasi prej disa terabajtesh dhe nder to duhet te kete edhe informacione te rendesishme.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje haker i paindentifikuar tajvanez perpiqet te hyje ne nje faqe interneti te qeverise kineze
Per shkak se fenomeni cyberwar pra lufta ne internet eshte nje fenomen relativisht i ri shume vende nuk i kane marre seriozisht masat mbrojtese. Tani interesi per marrjen e masave mbrojtese po shtohet sepse numri i hakereve ushtarake eshte shtuar ne te gjithe boten dhe jo vetem ne Kine ne bote ka rreth 140 vende qe kane trupa te tilla ne ushtri dhe tani duhet qe te pergatitemi edhe ne kete drejtim. - thote Dr. Sandro Gaycken punonjes prane Institutit te Universitetit te Shtutgartit per Filozofine e Teknikes dhe Teorine e Shkences.
DLF/Pandeli Pani
Redaktoi Lindita Arapi