E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas trysnise se Berlinit gazetaret e arrestuar takojne familjaret

Dy gazetaret e burgosur gjermane naten duke gdhire e marta 28.12. u takuan me dy familjare te tyre. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Jashtme ne Berlin.Takimi u zhvillua ne qytetin Tbris rreth 600 kilometra ne veriperendim te kryeqytetit Teheran. Ne Tbris te dy gazetaret ndodhen te burgosur qe prej 11 javesh.

Sa kohe zgjati takimi dhe ne cfare rrethanash u zhvillua ai nuk eshte bere ende e ditur. Mediet iraniane deri tani nuk kane informuar per ngjarjen. Dy familjare te te burgosurve nje moter e reporterit te gazetes dhe nena e fotografit fluturuan per ne Teheran te premten e Krishtlindjeve. Ato priten me kot ditet e festave qe te takonin dy te burgosurit.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Jashtem Guido Westerwelle intervenoi per takimin e gazetareve me familjaret

Berlini i pakenaqur me qendrimin e Iranit

Ne fillim te dhjetorit Ministria e Jashtme iraniane kishte deklaruar se kishte te ngjare qe dy gjermanet e burgosur te mund te takonin familjaret gjate festave te Krishtlindjeve apo te vitit te ri. Kjo deklarate nuk ishte vertet premtim per nje takim por ne Gjermani ngjalli shpresa te medha.

Pasi ditet e festes te Krishtlindjeve kaluan dhe nuk u mbajt asnje takim te henen 27.12. ambasadori iranian ne Berlin u porosit ne Ministrine e Jashtme ne Berlin. Sekretati i shtetit Wolf-Ruthart Born kishte shprehur pakenaqesi te qarte per faktin qe takimi nuk ishte realizuar gjate Krishtlindjeve tha nje zedhenes i ministrise ne Berlin.

Te henen edhe ministri i Jashtem Guido Westerwelle kishte telefonuar gjithashtu disa here me homologun e tij iranian Ali Akbar Salehi. Pas kesaj u premtua nje takim i shpejte i te afermve me dy te burgosurit.

Akuza iraniane Gazetaret gjermane kane shkelur rregullat iraniane

Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle falenderoi homologun e tij ne Teheran per mbeshtetjen tha nje zedhenese e Ministrise se Jashtme pak ore me pare. Ajo e citoi ministrin me fjalet Qeveria gjermane edhe me tej ngul kembe ne kthimin e shpejte ne Gjermani te dy bashkeqytetareve.

Dy gazetaret gjermane nje reporter dhe nje fotograf ishin arrestuar ne tetor ne Tbris. Atje ata ishin perpjekur te zhvillonin nje interviste me djalin e iranianes se burgosur Sakine Mohamadi-Ashtiani e cila eshte denuar me vdekje me goditje me gure.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sakine Mohamadi Ashtiani e denuar me vdekje me goditje me gure

Autoritetet iraniane i akuzojne te dy gjermanet se kane shkelur rregullat per hyrjen ne Iran. Pas arrestimit te tyre nje prokuror iranian pati deklaruar ne nje konference shtypi

Dy te arrestuarit nuk jane gazetare te pakten nuk kane asnje dokument me vete per ta vertetuar kete. Ata kane hyre me te dhena te rreme ne vend duke deklaruar se jane turiste.

Sfondi i kesaj akuze dy gjermanet nuk kishin hyre ne Iran me vize gazetaresh sipas rregullave iraniane. Ata gjithashtu nuk kishin siguruar atje as akreditimin e nevojshem si gazetare.

Autor Steffen Wurzel/Eliana Xhani

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›