E Diel, 1 Nëntor 2026

Askidentohet për vdekje një fëmijë, pranga adoleshentit

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar një 15-vjeçar me iniciale F. V., banues po në këtë lagje.

Burime zyrtare të policisë sqaruan se adoleshenti duke drejtuar automjetin tip Fiat Punto me targa të huaja, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasojë, ka goditur fort 9-vjeçarin, David Ceka, i cili ka ndërruar jetë pak minuta më vonë në spitalin e qytetit të Vlorës.

Ndërkohë, policia ka arrestuar edhe shtetasin Marsel Vezelaj, 27-vjeç,  i afërm i adoleshentit, pasi ka tentuar të prishë provat në vendin e ngjarjes duke lëvizur automjetin prej andej.  /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-02 09:58
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›