E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia ndalon importimin e perimeve nga Evropa

Zyrtari më i lartë mjekësor i vendit theksoi se perime të prodhuara në Evropë dhe të importuara më parë, do të sekuestrohen anekënd Rusisë.

"Ndalimi i importeve të perimeve të freskëta, që prek të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, hyn në fuqi sot në mëngjes", deklaroi shefi i Agjencia ruse të Mbrojtjes së Konsumatorit, Gennadi Onishchenko.

''Perimet e importuara tashmë nga BE-ja do të sekuestrohen në të gjithë Rusinë'', shtoi ai për agjencinë ruse të lajmeve Interfax. 

Më shumë se 1 500 persona janë infektuar nga bakteri E. Coli, i cili mund të shkaktojë sindromin vdekjeprurës hemolitik-uraemic (HUS).

Deri më tani njoftohet se të paktën 17 persona kanë humbur jetën, 16 prej të cilëve në Gjermani./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-06-02 11:20
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›