Verbund themelon kompaninë për ndërtimin me koncesion të HEC “Ashta”
Një tjetër HEC do të ndërtohet në kaskadën e lumit Drin. Kompania austriake Verbund së shpejti pritet të nisë punën për ndërtimin e hidrocentralit të Ashtës. Aktualisht kjo kompani ka shpallur themelimin e projekt kompanisë “Energji Ashta shpk”. Kjo kompani ka përgjegjësi planifikimin, ndërtimin dhe drejtimin e HEC-in e Ashtës në afërsi të Shkodrës. Në shtator 2008 Verbund fitoi koncesionin për ndërtim dhe udhëheqjen e funksionimit në 35 vjet të hidrocentralit që do të ndërtohet në Ashtë. Ky projekt do të ketë ndikim të ndjeshëm në gjendjen energjetike në Shqipëri. Gjatë vënies në punë, HEC-i i Ashtës do të furnizojë me energji elektrike më shumë se 100.000 ekonomi shtëpiake shqiptare. HEC-i i Ashtës është i fundit në ujëvarën e lumit Drin dhe është i vendosur nën rrjedhën ujore të stacionit grumbullues të energjisë elektrike të Vaut të Dejës. Verbund është kompania kryesuese e prodhimit dhe transmetimit të energjisë elektrike, si dhe një nga prodhuesit më të mirë nëpërmjet fuqisë ujore, duke u renditur në kompanitë me të ardhura më të mira në Evropë. Në 2007-ën Verbund mbylli një xhiro vjetore me më shumë se 3 miliardë euro dhe 2,500 punonjës. Në Austri, Verbund-i vepron në fushat e prodhimit, transmetimit, tregtisë dhe shitjes. Jashtë Austrisë kompania është aktive në prodhim dhe tregti në më shumë se 20 vende dhe po zgjeron në mënyrë të vazhdueshme rolin e saj si lojtar ndërkombëtar.