Zhgaba dhe palloi
Edmond Arizaj
Vendi im! Me pasardhës nga ilirët krenarë, arbrit kokëshkretë dhe shqiptarët e përunjur, sot ende nuk dihet se nga ç’soj banohesh. Tek ty, kaq i vogël, janë mbledhur çuditë më të mëdha. Këtu i papenduari për pesë vrasje, mban tek koka e krevatit të burgut ikonën e Nënë Terezës. Këtu, mbi këtë dhe, kokat e ditura të kombit rropën lëkurët mes vedit për emrin e babait të Skënderbeut dhe për kumbarin e djalit të tij, por as nuk e ngjyen penën hiç për 20 minatorë të vdekur diku nga Bulqiza, andej nga kalonte jo pak herë edhe heroi. Këtu histerizohen miliona njerëz për një gol kundër Greqisë, por nuk bëzan askush për varret që do t’u ngrihen ushtarëve grekë në tokën tonë. Sepse kjo ishte marrëveshja. Hiç nuk e duam atë integrim me këtë kusht. Ose ndryshe, ngrini varre edhe për andartët grekë të ’49, apo ngrijini një përmendore kolonel Zervës; shqiptarët e Çamërisë dhe çamët e Shqipërisë do të krenohen dhe mallëngjehen. Këtu hahet buka ngjyer në vaj soje dhe shihet me ëndje Big Bradhër në Digitalb. Këtu qenit i bëhet vaksina antigrip, ndërsa fëmijës i jepet vetëm një gjysmë paracetamol. Këtu vila e milionerit ndodhet vetëm pesë metra larg kasolles së këmbëzbathurit pabuks, të cilit era ia mori edhe çatinë e ia la cullët jashtë. Këtu, vetëm këtu, në vendin tim, ministri i republikës i drejtohet këshilltarit të vet, vartësit të vet, “Naltmadhëni”. He, he, vendthin tim e drejton një ish-komunist që u premton qiqra në hell ish-të dënuarve dhe ish-pronarëve dhe më e bukura, ata e besojnë. Në këtë vend përdoren xheli më i shtrenjtë, por flokët lahen vetëm dy herë në javë në rastin më të mirë. Vetëm në vendin tim bëhet tender për ushqimin e dhelprës në kopshtin zoologjik. Në këtë vendin tim, vëllai që dikur denonconte vëllanë për një kec të mbajtur fshehtas, sot e vret për një gardh. Këtu në vendin tim gjen gatishmërinë më të madhe për t’ia ngulur dikujt thikën për ofendim të motrës, teksa vetë motra numëron pllakat e trotuareve në Itali. Vetëm këtu mund të gjesh zonja kapelërënda që lëbyrin sytë për një thua të krisur, ndërsa një orë më larg, bashkëmoshatarja me fytyrën e gjyshes, mban mbi supe barrën e druve dhe në gji fëmijën e radhës. Vetëm në vendin tim komandot nisen e kthehen me daulle nga nizami, tutje në Irak, ndërsa ushtarët për ato 28 mijë kilometra katrorë kapen me policë. Në këtë vendin tim, i falen Amerikës dhe i çojnë lule në varr Enver Hoxhës.
E ç’nuk të zë syri në këtë vendin tim. Madje, edhe mund të verbohesh nga kontrastet e skajshme. E në këtë humbellë ndjenjash, ja tek të vijnë një shkabë e një pallua.
I pari me sytë e rrëmbyer që shënjestrojnë gjithkënd, e që kërkojnë të rrëmbejnë gjithçka që mund të mbajnë këmbët dhe sqepi. Që premton me fjali të shkurtra e të dhunshme, a thua kanë dalë nga ndonjë kanun i vjetër.
I dyti, me të përhershmin gjysmërreth pas vetes, shumëngjyrëshat e të cilëve të japin ndjesinë e bishtit të një palloi gjigand. Premton me fjali të gjata, të bukura e të ëmbla për veshin.
Kam frikë nga i pari, sepse e kam parë se deri ku arrin për pushtetin e tij, por kam më shumë frikë nga i dyti, sepse ende nuk i di limitet e tij. Të dy më kërkojnë të dal e t’i përkrah. Njëri i errët dhe i trembshëm, tjetri i bukur e shumëngjyrësh. Po, do t’i përkrahja me gëzim. Valle do të hidhja e këngë do të merrja, nëse njëri, veç njëri do të më jepte premtimin që kam kaq kohë që e pres. Le të mbetej veç premtim, unë do të doja ta dëgjoja. Pres me frymën në gjoks të më premtojnë se këtë gusht, pas qershorit, në Kakavijë e në Kapshticë nuk do të prishet kompjuteri, e unë me pafuqishmërinë time të rri sërish e të shoh motrat e vëllezërit e mi, se si lëngojnë në diell, në radhë e me fëmijë në duar. E dua këtë premtim. Qoftë edhe sikur të më gënjeni se do të çoni kompjuterë rezervë nga harxhet tuaja. Do të kënaqem për pak muaj me këtë gënjeshtër. Do të ndihem krenar se kam edhe unë shtet. Por jo vetëm për mua. Ua keni borxh atyre shqiptarëve. Kaq pak gjë ua keni borxh. Sepse ata vijnë çdo vit me buzën në gaz, e ikin të mllefosur. Kush është ai që lë parajsën, por qoftë edhe purgatorin, për ferrin. Dhe këtë ta përsërisë e ta përsërisë, vetëm për një puthje prindërish. E dua këtë premtim.
Pa dua edhe një premtim tjetër, e pas kësaj nuk do të kërkoj më. Dua që sado me zë të ulët, të më premtoni se nuk do të trembem më nga fatura e një telefoni. Kaq dua të dëgjoj prej jush, e më pas mbusheni zërin me ujin që do rrjedhë, me dritat që s’do shuhen kurrë, me rrugët që do të mbijnë, me punët që do të hapni, e me të tilla ngasje të vjetra e të reja. Mua më jepni premtimet që dua… E di që s’keni për ta bërë. As për të më gënjyer. Jo pse keni frikë nga mua. Por sepse keni frikë nga ata që u rritën në Greqi e Itali. Nga ata që panë me sy se si i kërkohet llogari shtetit për një padrejtësi. Nga ata që të vijnë me librin e hesapeve në zyrë, kur t’i u ngre 0.01 euro çmimin. Nga ata që nuk ta falin gjakun e punës pse ke rrobën e shtetit. Prandaj ju nuk i doni ata këtu brenda. Por doni mua, ne, të këtushmit. Sepse ne i mësuam sytë me kontrastet. Ju doni ne, që përleshemi për kokallat e Skënderbeut dhe varrosim në heshtje 25 njerëz njëherësh. Por kjo heshtje nuk do të jetë e pafund.