Askoli/ Skela vlerësohet si i padobishëm

Një nga gabimet e merkatos së Askolit, vlerësohet edhe blerja e futbollistit shqiptar Ervin Skela
Administratori i vetëm i klubit italian të Serisë A, Askolit, Roberto Beninji është duke kërkuar mirëkuptimin dhe tifozëve për gabimet e kryera gjatë fushatës të blerjeve të verës, të cilat zyrtari i lartë i klubit bardhezi, i konsideron të riparushme. Dhe një nga gabimet e merkatos së Askolit, vlerësohet edhe blerja e futbollistit shqiptar Ervin Skela, për të cilin kondsideratat po shkojnë në drejtimin e kundërt. Skela vlerësohet si i padobishëm, madje po merret si shembulli më i keq, që nuk duhet të përsëritet më. Trajneri Soneti, e ka hartuar prej disa ditësh listën e largimimeve që do të bëhet e ditur në fund të muajit dhjetor. Ervin Skela shënoi dy gola në miqësoren e fundit të Askolit. Bardhezinjtë fituan 13-1 me amatorët e Truentinës. Në ndeshjen fundit të Askolit me Katanian (2-2), Skela ka qendruar në pankinë, pa mundur të luajë asnjë minutë.