Tase: FSHV, aktive në arenën ndërkombëtare

Në 10 vitet e fundit (1996-2006), Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) ka qënë mjaft aktive, duke fituar një autoritet në gjitha nivelet ndërkombëtare të kësaj disipline. Keshtu u shpreh sot (e martë) për Albania Sport Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Federate, Leonard Tase.
Sipas Tases, gjatë këtyre viteve janë zhvilluar mjaft aktivitete të nivelit kombëtar e ndërkombëtar, me qëllim futjen e elementëve të rinj për promovimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të volebollit. "Por, ndërsa kemi një bazament të mire, shprehet Tase, e domosdoshme është përmirësimi i infrastrukturës, c'ka do të bënte që të gjitha hallkat të funksiononin sa më mirë në formën e një piramide".
Duke folur per mungesen e infrastrukturës, Tase tha se "më e vështirë paraqitet situata në Shqipërinë e Mesme, ku për 30 ekipe janë në dipsozicion vetëm 6 ambiente sportive (palestra)".
Aktualisht në Shqipëri funksionojnë 9 skuadra për meshkuj e 11 për femra për të rritur në volejboll, ndërsa në nivele të tjera, 14 skuadra për të rinj dhe 16 skuadra për të reja dhe 6 skuadra për fëmijë.