E Shtunë, 31 Tetor 2026

Askush nuk i do ishujt e Greqisë

Nga Express më 22 shkurt 2011 në ora 20:10

Deri tani Greqia nuk ka gjetur asnjë blerës për ishujt që planifikon të shesë. “Burokracia në Greqi dhe paqartësia për sa i përket mënyrës së shfrytëzimit të ishujve ka ulur interesin e investitorëve”, shkroi gazetën javore “To Vima” në Athinë.

Në artikullin me titull “50 miliardë të ardhura, broçkulla”, theksohet se “të gjitha iniciativat e ndërmarra nga shteti që nga viti 1999, mbi vlerësimin dhe shfrytëzimin e 598 ishujve nuk kanë dhënë asnjë rezultat dhe akoma nuk janë shitur edhe 50 ishujt privatë në Mesdhe”.

“Realizimi i objektivit të 50 miliardë të ardhurave do të përfshijë një periudhë 5 vjeçare”, pohoi ministri grek i Financave, Yorgo Papakostandinu.

"Për sa i përket kësaj çështjeje, qeveria po planifikon të vlerësojë pasuritë e patundura publike dhe disa institucione. P.sh këto pasuri mund t’i kthejë në aksione dhe t’ia transferojë kompanive private”, u shpreh Papakostandinu.

“Gjithashtu edhe gjetja e financuesve në investimet strategjike të ujësjellësve të qyteteve të mëdha, institucioneve si kazinotë, hekurudhat shtetërore, portet dhe disa aeroporte vendase është pjesë e planeve të qeverisë”, pohoi Papakostandinu.

Ndërkohë, bëhet e ditur se për shkak të kufizimit të pagesave të bëra ndaj diplomatëve nga ana e Ministrisë së Jashtme, përfaqësitë greke po përjetohen probleme në shumë vende të botës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›