E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat në universitete tronditje për profesorët

Nga Express më 22 shkurt 2011 në ora 20:43

Analisti i mirënjohur izraelit Sam Vaknik theksoi se reformat e paralajmëruar në sistemin e lartë arsimor do të tronditin qarqet akademike dhe ato të dyshimta nëpër universitetet e Maqedonisë.

Vaknik, i njohur si ish-këshilltar i lartë i Qeverisë së kaluar në Maqedoni vlerëson reformën e iniciuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Së fundi, një reformë e vërtetë: Ministri i ri dhe i guximshëm i Arsimit është përpjekur për të riparuar institucionet e fryra akademike të vendit duke futur parime themelore, të pranuara kudo në botë gjatë emërimit dhe qëndrimin të profesorëve: të publikojnë ose të zhduken, ti jepet fund meritave duke u bazuar në nepotizëm dhe të vlerësohet me kujdes nga studentët”, deklaroi Vaknik.

Sipas tij, në mënyrë të pashmangshme kjo përpjeke e moderuar ka ngritur nervat dhe acidin sulfurik në mesin e atyre që do të jenë të prekur dhe të cilët do të mundohet me çdo kusht të mbrojnë të ardhurat tyre të majme që i fitojnë lehtë.

Por ai shprehet se , problemet në sistemin arsimor të Maqedonisë janë më të thella dhe më të vështira, duke filluar nga gradat akademike.

"Deri më tani nuk ekziston një bazë e të dhënave të arritura të disertacioneve dhe tezave të magjistraturës apo doktoraturave. Disertacioni i doktoraturës sime është i mundshëm për të gjithë, pra atë mund ta shohë secili nëpërmjet faqes së internetit të Bibliotekës së Kongresit. Por kur dëshiron një të tillë ta shohësh, pra një kopje doktorature, le të themi të ish-ministrit të Financave të Maqedonisë është e vështirë. Dhe si mund të jetë e sigurt se profesorët në shumicën e universiteteve të Maqedonisë i kanë marrë diplomat e në mënyrë transparente pa përdorur korrupsionin”, ka theksuar Vaknin.

Ministri i Arsimit i mbështetur nga një grup pune paralajmëruan se nuk heqin dorë nga ndryshimet e Ligjit për Arsim të Lartë.

Sipas ndryshimeve të reja të këtij ligji, synohet ndërtimi i një sistemi cilësor arsimor, dhe jo siç theksojnë pranë Ministrisë së Arsimit, për eliminime.

Disa nga ndryshimet parashikojnë që postin profesor i rregullt universitar të mund ta mbajnë vetëm ata që kanë publikuar të paktën 6 punime shkencore në revista ndërkombëtare shkencore ose 4 punime shkencore me karakter hulumtues. Përmes vënies së këtyre kushteve vlerësohet se do të rritet cilësia e arsimit sipëror.

Një pjesë e profesorëve universitar janë shprehur kundër këtyre ndryshimeve, për faktin të shumtë janë ata që vite me radhë ligjërojnë në universitet shtetërore dhe publike, mirëpo nuk kanë të publikuar punime shkencore dhe punime të zakonshme në revistat shkencore. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›