E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e re e Kosoves Thaci Prioritet axhenda europiane

Kuvendi i Kosovës ka votuar qeverinë e re me kryeministër Hashim Thacin. Qeveria e re ka marrë 65 vota pro, 1 kundër. Kreu i PDK-së ka parashtruar programin qeveritar, në fokus të të cilit kanë qenë jo vetëm reformat institucionale, por sidomos ekonomia, punësimi dhe mirëqënia e qytetarëve. Thaci ka bërë betimin para deputetëve, duke theksuar se do të punojë në të mirë të vendit, dhe për integrimin e tij në strukturat euroatlantike.

"Axhenda europiane do të shndërrohet në prioritet më të lartë të institucioneve, dhe për atë duhet të punojmë të gjithë, qeveria, partnerët e koalicionit, opozita, shoqëria civile me mbështetje të plotë qytetare. Duke involvuar dhe shfrytëzuar kontributin e të gjithë mekanizmave revelant institucional dhe civil të shoqërisë kosovare. Duke punuar për procesin e liberalizimit të vizave të përfundojmë  në një afat sa më të mundshëm kohor nga pranimi i strategjisë për viza nga komisioni europian. Ne në kohë rekord do të meritojmë liberalizmin e vizave", deklaroi Hashim Thaci, kryeministër i Kosovës.

Ndarja e ministrive në Qeverinë Thaci është bërë në bazë të një marërveshjeje të koalicionit me Aleancën për Kosovën e Re, listën Ibrahim Rugova dhe partitë e minoriteteve. Zëvendëskryeministrat do të jenë Hajredin Kuqi, Mimoza Kusari Lila, Bujar Bukoshi, Slobodan Petroviq  dhe Edita Tahiri. AKR në bazë të marrëveshjes ka marrë tre ministri, lista Rugova dhe pakicat serbe nga një ministri. Në këtë mënyrë, përmbyllet procesi i formimit të institucioneve të reja në Kosovë, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 12 dhjetorit. Këto të fundit u mbajtën pas krizës që solli dorëheqja e ish-presidentit Sejdiu nga posti i presidentit të Kosovës.

Juli Prifti

QEVERIA E RE E KOSOVES

Zëvendëskryeministër: Hajredin Kuqi, Mimoza Kusari Lila, Bujar Bukoshi, Slobodan Petroviq  dhe Edita Tahiri.

Ministër i Punëve të Jashtme: Enver Hoxhaj

Ministre e Integrimeve: Vlora Citaku

Ministër i Drejtësisë: Haredin Kuqi

Ministër i Ekonomisë: Besim Beqaj

Ministre e Tregtisë e Industrisë: Mimoza Kusari Lila

Ministër i FSK-së: Agim Ceku

Ministër i Shëndetësisë: Ferid Agani

Ministër i Brendshëm: Bajram Rexhpi

Ministër i Kulturës Rinis dhe Sportit: Memli Krasniqi

Ministër i Pushtetit Lokal: Slobodan Petroviq

Ministër i Arsimit: Ramë Buja

Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit: Fehmi Mujota

Ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor:  Dardan Gashi
Azhornuar së fundi ( e martë , 22 shkurt 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›