E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE penalizon shtetet e Ballkanit?

Nga Express më 22 shkurt 2011 në ora 19:00

Me kërkesë të Francës dhe Holandës, Këshilli i ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të BE-së të enjten do të shqyrtojë liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Këto dy vende kërkojnë që vendet anëtare të miratojnë dhe të vendosin mekanizma të qartë për ndërprerjen e liberalizimit të vizave për vendet që nuk respektojnë kushtet.

Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve anëtare do të rishikojnë propozimin për aplikimin e klauzolave specifike për suspendimin e regjimit të liberalizimit të vizave me disa nga shtetet, me një procedurë të përshpejtuar, nëse kërkohet nevoja.

Në qendër të vëmendjes së këtij takimi do të jetë edhe fluksi i shtuar i emigrantëve tunizian drejt porteve të Italisë.

Kërkesa për shqyrtimin e liberalizimit të vizave ka ardhur pas vërshimit masiv të qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryesisht nga Maqedonia dhe Serbia, të cilët po keqpërdorin liberalizimin e vizave.

Deri tani nuk jepen hollësi se a do të mbështet kjo nismë nga ana e Komisionit Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›