Gadafi kercenon protestuesit nuk jep doreheqjen

Lideri libian, Muamar Gadafi ka dalë në televizionin publik dhe ka kërcenuar sërish protestuesit. Gadafi ka thënë se Libia nuk do të mposhtet nga superfuqitë e huaja dhe i ka cilësuar protestuesit si të rinj të droguar. Pasi ka përgënjeshtruar zërat se është larguar nga Tripoli, koloneli ka thënë se më mirë vdes si martir në vendin e vet, sesa të largohet. Fjalimi i tij mbahet nga një godinë e qeverisë e dëmtuar nga zjarri. Sipas Gadafit, ai nuk mund të japë dorëheqjen, pasi nuk është president por lider i revolucionit.
Gadafi u ka bërë thirrje mbështetësve të vet të dalin në rrugë në kundërpërgjigje të protestave antiqeveritare, pjesëmarrësit e të cilit, sipas tij, kërkojnë të turpërojnë vendin e tyre. “Ne do të përdorim forcën, nëse do të jetë e nevojshme, sipas ligjit ndërkombëtar dhe kushtetutës së Libisë”, ka thënë Gadafi, duke shtuar se luftimet do të vazhdojnë rrugë më rrugë, derisa I gjithë trualli libian të clirohet, duke iu referuar qytetit të dytë më të madh në vend, Bengazi i cili ndodhet në duart e protestuesve. Sipas gadafit, protestuesit kërkojnë pushtimin nga Amerika, sic ndodhi me Irakun dhe Afganistanin.
Ndërkohë, libianët kanë nisur eksodin nga vendi i tyre drejt shteteve fqinje, ndërsa vazhdon dhuna qeveritare ndaj protestuesve që kërkojnë rrëzimin e colonel Muamar Gadafit, dhe dhënien fund të sundimit 40 vjecar të tij. Numri I viktimave raportohet gjithnjë në rritje. Human Rights Ëatch deklaroi për mbi 250 të vdekur, ndërsa agjencia italiane ANSA raporton për 1mijë viktima. Human Rights Ëatch, ndërkohë ka përpiluar një raport me dëshmi të forta për dhunën e ushtruar nga forcat qeveritare.
Kombet e bashkuara janë mbledhur me urgjencë për të diskutuar situatën në Libi dhe komisioneri për të drejtat e njeriut ka kërkuar ndaljen e mënjehershme të dhunës. Zëdhënësja Ravina Shamdasani ka deklaruar se përdorimi I paarsyeshëm I armëve të zjarrit ndaj protestuesve paqësorë është I patolerueshëm.
Agjencia e OKB-së për refugjatët u ka kërkuar shteteve europiane dhe atyre të Afrikës Veriore të mos kthejnë pas qytetarët që mundohen ti ikin dhunës përmes kufijve të këtyre shteteve. Ushtria egjiptiane ka ngritur spitale fushore dhe kampe refugjatësh pranë kufirit të vet me Libinë për të pritur banorët e tmerruar nga dhuna. Sipas BBC-së nga Libia ka nisur edhe evakuuimi i të gjithë shtetasve të huaj, ndërsa është bllokuar puna e kompanive ndërkombëtare të nxjerrjes së naftës.
Juli Prifti